Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, nga autoritetet e Shqipërisë, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Kosovës (PK), publikon këtë informacion zyrtar me qëllim të informimit të opinionit publik, se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 11:20 përkohësisht është mbyllur Pika Kufitare në PKK Vërmicë –VKK Morinë nga Autoritet e Shqipërisë.
Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit, dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër”,thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...