Është ndaluar për 48 orë, shoferi i cili goditi dy të mitur në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
I dyshuari është ndaluar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Nikçi tha se Prokurori i Shteti ka dalë në vend të ngjarjes, kurse brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedure penale.
Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore.
“Nje person eshte ndaluar per 48 ore me urdher te prokurorit te shtetit per shkak te vepres penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ku jane goditur nga vetura dy te mitur kembesor. Njeri prej tyre eshte derguar per tretman mjeksor ne QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejes. Dy te miturit kane lendime te renda trupore. Prokurori i shteti ka dal ne vend te ngjarjes, kurse brenda afatit ligjor do paraqes kerkese per sigurimin e prezeces se te pandehurit ne procedure penale”, u shpreh ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?