Një person është ndaluar në Gjilan, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Siç bën të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit, gjatë kontrollit tek i dyshuari E.R., janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Çantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram, dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...