Ndalohet i mituri i dyshuar për therjen e dy personave në Ferizaj, Prokuroria nis procedurat

12:14 | 10 Korrik 2026
E.K

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është ndaluar për 24 orë një i mitur, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur të enjten, më 10 korrik 2026, rreth orës 07:53, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj.

Sipas informatave fillestare, i dyshuari, i mitur, dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona.

Fillimisht, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve intensive hetimore është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person- i mitur, në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti ka ndodhur sot, më datën 10.07.2026, reth ores 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë.Fillimisht, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është lokalizuar nga ana e Policisë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale të lartëcekura. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit në këtë rast, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale