Një 27 vjeçar është ndaluar, e më pas është liruar me vendim të prokurorit, pasi tek i njëjti janë gjetur një thikë, një sasi e vogël e narkotikëve (marihuanë) si dhe një grinder( mulli) , të cilat si prova materiale janë sekuestruar.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj sonte rreth orës 19:30, bënë të ditur policia, shkruan arbresh.info
“Policët e stacionit policor në Ferizaj, sonte rreth orës 19:30 në rrugën ” Rexhep Bislimi ” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet VË Golf me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, tek pasagjeri me inicialet R.B ( M/K) i moshës 27 vjeçar, janë gjetur një thikë, një sasi e vogël e narkotikëve (marihuanë) si dhe një grinder( mulli) , të cilat si prova materiale janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.
I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga Njësia e Hetimeve, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./arbresh.info/
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...