Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, ka evidentuar katër raste me pesë persona, prej tyre tre persona janë në ndalim, ndërsa dy persona në procedurë të rregullt.
“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave. /arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...