Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D. për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’.
Bëhet e ditur se të njëjtit dyshohet se me datën 8 janar 2025, në rrugën ‘’Metush Krasniqi’’ në Gjilan, kanë hyrë në marketin ‘’BUM’’, fillimisht njëri ka kërkuar pije alkoolike, ndërsa tjetri ka shkuar tek arka e marketit, ku me përdorimin e forcës, duke përdor një thikë ka tentuar që të hapë arkën, mirëpo nuk kishte arritur që ta hapte pasi ankuesja H.D. ka bërtitur dhe nga depoja kishte dalë menaxheri, ku pastaj të njëjtit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime, dyshohen të kenë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës