Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.
Pas kësaj Dogana e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent”, thuhet në njoftimin e Doganes.
Sipas njoftimit nga Dogana, Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë./Arbresh.info
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...