Sot është ndarë nga jeta regjisori, aktori dhe pedagogu i njohur Atdhe Gashi, në moshën 86-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 19 tetor, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.
Atdhe Gashi u lind më 10 shkurt 1939 në Tiranë. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Mitrovicë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Arteve të Bukura për Teatër, Film dhe Televizion, dega Regji, në Lubjanë në vitin 1972, ku diplomoi në klasën e profesorit Miran Herzog me veprën “Darsma e përgjakur” të Federico García Lorca-s.
Pas studimeve, u punësua si aktor në Teatrin Krahinor. Si dashamirës i kulturës dhe artit, formoi Shoqërinë Kulturore Artistike “Bajram Curri” dhe ishte udhëheqës i Orkestrës Simfonike të Prishtinës. Gashi kontribuoi për rreth dy dekada në Radio Prishtina, ku realizoi qindra radio-drama për të rritur dhe fëmijë.
Si regjisori i parë i diplomuar në Kosovë, realizoi mbi 100 vepra të dramaturgjisë botërore dhe asaj kombëtare. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shoku Gaf”, “Zoti Shoku Gaf”, “Valixhen e ke te dera”, “Vetëvrasja në ditëlindje”, “Mirë u pafshim”, “Ditëlindja”, “Komplotistët”, “Martesa e Palucit”, “Dashnori juridik”, “Ah, populli im” dhe shumë të tjera.
Në fushën e arsimit, Atdhe Gashi dha mësim në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e Dramës.
Pas përjashtimit nga puna dhe mbylljes së institucioneve kulturore nga regjimi serb, themeloi “Teatrin shëtitës”, përmes së cilit u përpoq të mbushte boshllëkun e lënë në jetën kulturore, duke shfaqur drama dhe komedi satirike anembanë vendit.
Kontributi i tij i gjithanshëm do të mbetet një pjesë e çmuar e historisë së teatrit dhe kulturës në Kosovë.
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...