Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunëssë Deçanit për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 923,420,00 euro nga buxheti për nevoja të kompensimit gjatë shpronësimit të pronave private dhe objekteve.
Kjo për të realizuar projektin “Ndërtimi i Qendrës së Qytetit të Decanit-Rr.Luan Haradinaj dhe Dëshmorët e Kombit”, në Komunën e Deçanit, transmeton Indeksonline.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka publikuar dokumentin ku shihet që ky vendim është marrë me 30 tetor dhe është nënshkruar nga kryeministri Haradinaj.
Tutje, në këtë dokument bëhet e ditur se pagesa e pronave sipas vlerës mund të bëhet nga mjetet e shpronësimit pas miratimit të vendimit përfundimtar nga kryetari i komunës dhe aplikimit të pronarëve konform dokumentacionit pronësor-juridik.

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...