Ndahen 40 bursa për studentët kosovarë për studimet mastër në universitetet e BE-së

14:29 | 14 Mars 2019
M. A.

Me rastin e ndarjes së bursave për 40 studentëve kosovarë për studimet mastar në universitetet e BE-së, është organizuar ngjarje nga Zyra e BE-së dhe nga MIE, përmes programit “Europian Young Cells”, e cila është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ajo uroi te gjithë bursistët të cilët do të fillojnë studimet në universitetet e BE-së.

Hoxha tha se në këto universitete do të dërgohen 40 studentë, të cilët do të kthehen pas tri viteve dhe të kontribuojnë në Kosovë.

“Nga viti 2004 320 studentë nga Kosova janë dërguar për studime në Eurove. Të gjithë këta kane pasur obligim te kthehen dhe të punësohen në kuadër të administratës publike në Kosovë. Një numër i madh i tyre vazhdon te kontribuoj. Aktualisht kemi 50 studentë të cilët priten të kthehen. Tani do të dërgohen 40 studentë. Ne si ministri po edhe Qeveria kemi bashkëpunime dhe kemi financuar në vlerë prej 2 milionë euro”, tha ajo.

Ajo gjithashtu potencoi se Edukimi i të rinjve kosovarë do të jete në universitete më të mira te BE-se.

Zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Bruso, iu drejtua bursistëve kosovarë se presin shumë nga ata duke u thënë se kjo është mundësia me e mirë për ta.

“E keni një mundësi shumë të mirë për të ardhmen tuaj. kjo është më e rëndësishmja, kur të ktheheni në Kosovë ju do të jeni në gjendje të punoni këtu. pas 3 viteve ju do të jeni në gjendje të kontribuoni për shtetin tuaj. Ketë po ua ofrojmë që t’i shihni gjërat më ndryshe” tha ai

Ndërsa, rektori i UP-se, Marjan Dema, tha se pret qe këta bursistë të kthehen në Kosovë si lider.

“Kjo ndihmon ta forcojmë literaturën dhe ndryshojmë praktiken e keqe. Studentët tanë të punojnë për dije, por, edhe për shkathtësi. Uroj që studentët tanë të kthehen si lider” tha Dema/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale