Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e qeverisë. /arbresh.info/