NATO ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu përmes një postimi në Twitter.
Ajo ka shkuar se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës së krijuar në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të jenë të përmbajtshëm, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, është shprehur Lungescu./arbresh.info/
#NATO calls for immediate de-escalation in the north of #Kosovo. We urge both Belgrade & Pristina to exercise restraint, avoid unilateral actions & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all communities.
— Oana Lungescu (@NATOpress) September 24, 2021
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...