Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, në një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se e mbështet fuqishëm BE-në në përpjekjet e saj për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u shpreh se është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise, teksa shtoi se angazhimi i NATO-s për stabilitet të Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojë.
“Kënaqësi të flas sërish me Përfaqësuesin Special të BE-së për Miroslav Lajçak. NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequra nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe NATO-n dhe KFOR-in, është i fortë”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në qytetin e Ohrit, për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga BE.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...