Ish-presidenti Hashim Thaçi dje vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, deklaroi se vizita u lejua për arsye humanitare.
Ndërkohë, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në Klan Kosova, tha se presioni mediatik ishte vendimtar për realizimin e kësaj vizite.
“Mediat e kanë kapur rastin dhe unë mendoj se kjo vizitë ndodhi falë presionit të tyre. Rasti humanitar ka mundur të realizohej edhe më herët, por duket se ata ndodheshin nën presion, sidomos pasi e vërteta për këto gjykata po del në pah. Këto gjykata kanë krijuar një terr informativ”, u shpreh Haradinaj.
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë