Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se nuk ka qenë e papritur për të aktakuza e Speciales ndaj Thaçit e Veselit.
“Ne kemi thënë se çdo pjesëtarë i UÇK-së është target i Gjykatës Speciale, por si vendim politikë është i papritur për ne, pasi ky është veprim puro politikë se drejtësi”, tha ai,
“Ky veprim është shantazh i Evropës ndaj Amerikës dhe Kosovës. Kjo është goditje për bisedimet që do të mbahen ditën e shtunë. Qëllimi ka qenë që Kosova të shkojë me një krahë më pak dhe ekipi kosovar të shkojë i dëmtuar”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se ky veprim i Speciales do të ketë ndikim në zhvillimet e ardhshme politike.
Haradinaj thotë se tash po del që Hashim Thaçi paska qenë pjesë e UÇK-së dhe madje kupola e saj.
“Ka pasur disa persona që e kanë vu në dyshim se Thaçi ishte pjesë e UÇK-së”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër