Naser Hafizi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), është liruar sot nga paranurgimi.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij Ahmet Tahiri me anë të një postimi në Facebook.
“Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit te Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”, thuhet në postimin e avokatit Tahiri, transmeton Arbresh.info
Kujtojmë se Naser Hafizi është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave, dhe mos raportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.
Borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ishte afër 20 milionë euro. Mirëpo, ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij Autoriteti, Naser Hafizi dyshohet se kundërligjshëm ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kjo dyshohet me qëllim që të përfitojë për vete dhe personave të tjerë, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë