Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Gjatë vizitës, Hasani ka theksuar se ata ndodhen aty tash e pesë vjet padrejtësisht dhe se procesi që po zhvillohet në Hagë është, sipas tij, një gjykim ndaj vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirisë së fituar me gjak.
“UÇK është liria jonë. Çlirimtarët janë këtu gati pesë vjet mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht. Këtu në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe liria jonë e fituar me gjak,” tha Hasani.
Ai shtoi se mbrojtja e vlerave të luftës është përgjegjësi e të gjithëve.
“Mbrojtja e vlerave tona na takon neve. Duke mbrojtur vlerat tona, lirinë tonë të fituar me gjak, ne mbrojmë shtetin tonë,” përfundoi Hasani, duke kërkuar “liri për çlirimtarët”.
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë