Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës në pozitën e Shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pozitën e drejtorit të përgjithshëm e ushtron zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Naim Rexha.
Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, neni 39, paragrafi 3: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm”.
Konkursi për drejtor të përgjithshëm hapet nga MPB sipas legjislacionit në fuqi. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm rregullohet me Ligjin 04/L-076 për Policinë, konkretisht me nenin 37 dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin, përbërjen dhe procedurat e Komisionit të Lartë për Emërime në Polici.
Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...