Pas përfundimit të ekzaminimit psikiatrik, i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, Naim Murseli sot është larguar nga Instituti i Psikiatrisë.
Murseli është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, ku po qëndron në paraburgim që nga viti i kaluar, raporton Arbresh.info.
Pas ekzaminimit që i është bërë, Instituti ka ardhur në përfundim që Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.
Ndërkohë, seanca gjyqësore ndaj tij dhe dy të tjerëve të akuzuar Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do mbahet të hënën, më 14 korrik 2025, në ora 09:00./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë