Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se ka qenë befasuese humbja e thellë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Maloku ka theksuar se nuk ka pritur që koalicioni PAN do të merrte më pak se 45 deputetë. Ai u ka sugjeruar liderëve të këtyre tri partive politike të reflektojnë ndaj këtij rezultati të zgjedhjeve.
“PAN-i ka të drejtën për formimin e qeverisë, prandaj duhet të shkojë me ofertë për bashkëqeverisje ose me Vetëvendosje!-n, ose me LDK-në”, ka thënë Maloku, duke potencuar se PAN-i nuk mund ta formojë qeverinë as me deputetët e pakicave.
Ai ka thënë se është ithtar i një koalicioni qeverisës PAN – Vetëvendosje! Maloku ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje! dhe LDK-ja refuzojnë bashkëqeverisjen me PAN-in, atëherë vendi mund të hyjë në një bllokadë të re politike, e që rrugëdalje mbesin zgjedhjet e reja.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër