PDK pritet të përballet përsëri me një situatë të vështirë sikurse në zgjedhjet e kaluara në bastionin e tyre, në Drenas. Naim Bazaj, i cili është kryesues në Kuvendin Komunal, ka paralajmëruar sërish se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 22 tetorit.
Ai kishte garuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në dhjetor të 2016 në Drenas, por pas negociatave me partinë kishte vendosur të tërhiqet nga kandidatura e tij.
Ndërsa, sot Bazaj ka thënë se këtë e ka bërë me marrëveshje me shefin e partisë, Kadri Veseli, duke i premtuar se do kandidohej në këto zgjedhje për kryetar komune.
Bazaj thotë se ka formuar ekipin e tij dhe po bëhet gati për të garuar si i pavarur për kryetar të Drenasit.
“Ka qenë marrëveshja mes meje dhe Kadri Veselit që unë të tërhiqem nga gara në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas në mënyrë që tash të jem kandidat i PDK-së. Kjo nuk ka ndodh, dhe unë do garoj si i pavarur”, ka thënë Bazaj për Magazina.al.
Ai thotë se është i bindur se do të fitojë, duke shtuar se PDK-ja do t’i fitojë vetëm 5 përqind.
“Në zgjedhjet e Drenasit u ngrit një shtet i tërë dhe PDK fitoi vetëm 45 për qind. Tash do t’i marrë vetëm 5 përqind”, ka shtuar ai Bazaj.
Më tej ai ka thënë se ka krijuar një ekip të mirë të përbërë nga anëtarë të kryesisë së PDK-së që kanë dhënë dorëheqje nga partia, por që ende nuk e kanë bërë publike.
Kujtojmë që Bazaj ishte në listën e PDK-së për deputet por që nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...