Nagip Krasniqi edhe sot del para gjykatës

07:14 | 12 Mars 2026
E.H

Vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Krasniqi pritet të dal para trupit gjykues nga ora 09:30, i cili akuzohet për veprën penale penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë ditës së mërkurë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një dëshmitar dëshmoi në seancën gjyqësore të Krasniqit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale