Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e prokurorisë.
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim detyre në dëm të KEK-ut, ka dal sot para Gjykatës. Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 19 gusht të këtij viti ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023.
Në padi theksohet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un./rtk
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...