Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka folur për formimin e qeverisë së re dhe ka theksuar se të dielën mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka numrat e nevojshëm.
“Të dielën është koha për të parë a janë numrat, unë besoj që përtej numrave që i kemi si lëvizje me 48 deputetëve tanë numrat e deputetëve të komuniteteve jo shumicë 8 prej tyre dhe votës së Rashiqit, shpresoj që do të ketë edhe deputet tjerë që do të reflektojnë edhe do t’i japin përfundimit të kësaj sage kaq të gjatë për votimin e qeverisë”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.
“Sepse e para, kryeministri Kurti VV-ja në radhë të parë arriti të ndajë qarët konsittuimin e kuvendit edhe votimin e qeverisë si dy institucione të pavarura, pra nuk bëhet më fjalë për pazare për marrëveshje politike. Kurti arriti të vendosë standarde të reja duke mos e bërë Kuvendin institucionin më të lartë të Kosovë të varur nga Lista Serbe gjegjësisht nga Beogradi”, ka theksuar ajo.
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...