Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se PDK është teknikisht pjesë e Qeverisë Hoti.
Qeveria Hoti është e përbërë nga LDK, Aak dhe Nisma së bashku me minoritetet, por Nagavci thtoë se PDK është ajo që ua mundësoi atyre qeverisjen dhe e votoi buxhetin.
“PDK ua votoi atyre buxhetin. Skenari i tyre se kinse janë kundër Qeverisë Hoti dështoi. Ata janë bashkë në këtë qeveri”, thotë ajo.
Tutje ajo ka thënë se nuk e kupton emërimin e Skënder Hysenit në pozitën e Koordinatorit ndërshtetërore.
“Cfare pozite mban ai. Vetë titulli nuk ka kuptim. Ai nuk ka legjitimitet sikur edhe kjo Qeveri. Hyseni nuk ka dalë në zgjedhje dhe nuk mund të mbajë pozitë politike pasi askush nuk e ka votuar”, përfundon ajo. /expres/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...