Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavci thotë se vendimet e qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes së qytetarëve janë në linjë me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në luftën kundër koronavirusit.
Vendimin e presidentit të Kosovës që këtë vendim ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese dhe thirrjen e qytetarëve për ‘mosbindje’ ndaj këtij vendimi e quan të padrejtë dhe tendencë e tij për ‘të shpëtuar vetën’.
“Presidenti është në gjendje që të rrezikojë gjithçka vetëm për vete”, tha Nagavci në emisionin DPT te Fidani në T7.
Ajo nuk pret që nesër të krijohen probleme për qytetarët të cilët nuk do të dijnë a t’i binden qeverisë apo presidentit i cili tha se ‘askush s’mund të dënohet’ pasi vendimi i qeverisë Kurti është antikushtetues.
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”
Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...