Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka komentuar deklaratën e Kurtit në mbrojtje të UÇK’së duke thënë se vetëm po i mbron qëndrimet e para pesë vjetëve.
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, mori reagime pasi në një konferencë për medie doli në mbrojtje të krerëve të UÇK’së pas thirrjes që u bëri Specialja në Hagë.
Nagavci thotë se Kurti vetëm po i mbronte qëndrimet e VV’së më 2015.
“Zoti Kurti dje në konferencë i ka thonë ato që janë qëndrimet e VV’së dhe që i kemi thënë qysh para 5 viteve. Shumica e qëndrimeve që i paraqet VV, ju kujtohet që në vitin 2015 VV doli ashpër kundër kësaj Gjykate sikur jo e drejte, e sot jemi në një situatë ku të gjithë pajtohemi me qëndrimet e VV’së para pesë viteve”, tha Nagavci te dpt te Fidani në T7.
“Vazhdojmë të besojmë që lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare”, shtoi ajo.
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë