Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
E lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci.
Nagavci tha për Klan Kosova se nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor.
Ajo theksoi se në mbledhjes e radhës të qeverisë pritet të diskutohen edhe masat e reja kundër COVID-19.
E para e arsimit shtoi se do të respektohen rekomandimet e institucioneve kompetente.
“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet ditët në vijim, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19. Natyrisht, ne do të respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit