Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ “Zgjedhja, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve”.
Nagavci tha se në lidhje me këtë udhëzim rregullohet zgjedhja, roli, detyrat dhe përgjegjësitë, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Ky Udhëzim përcakton se, Këshilli i Prindërve lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit siç ka ndodhur deri më tani si dhe krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të prindërve, në funksion të zhvillimeve pozitive në arsim./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...