Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në hapjen e ekspozitës së punimeve shkollore Kosovë-Shqipëri, me temën e Pavarësisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se kjo ekspozitë pikturash është e ndërthurur me dy shteteve tona, dhe shembulli më i mirë që ndjekin shkollat në zhvillimin artistik vendor.
“Nxënësit tanë të talentuar kanë përkthyer me ngjyra dhe pëlhurë ngjarjen e madhe të Pavarësisë sepse ata sot gëzojnë Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Me dëshirë vëllazërore dhe vullnet të hekurt, falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me homologen time Evis Kushi, kemi hedhur themelet për një intensitet edhe më të madh të aktiviteteve të përbashkëta”, ka shkruar Nagavci.
“Përveç disa marrëveshjeve të bashkëpunimit, për herë të parë vogëlushët tanë mësojnë me Abetaren e përbashkët unike, po ashtu kemi realizuar aktivitete të përbashkëta muzikore, si dhe marrëveshje që krijojnë lehtësira për studentët dhe profesionistët tanë”, shkruan ajo tutje.
Krejt në fund ajo u shpreh se do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë e talentuar e që janë të zellshëm për të ofruar frymë të re bashkëpunimi ndërmjet gjeneratave të dy vendeve. /arbresh.info/









Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...