Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se mësimi plotësues do të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përhapja e pandemisë COVID-19 ka shfaqur vështirësi dhe sfida të mëdha në shumë dimensione e në veçanti ka reflektuar edhe në procesin edukativo-arsimor.
“Në linjë me këtë, në fund të muajit prill morëm vendim që të organizohet mësim plotësues për fëmijët që kanë pasur ngecje në mësim gjatë pandemisë.
Falënderoj të gjithë mësimdhënësit, shkollat dhe DKA-të për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces. Jam e bindur se procesi i organizimit të mësimit plotësues ka reflektuar dhe ndihmuar nxënësit sadopak në arritjen e rezultateve dhe kompensimin e mësimit të humbur”, ka shkruar Nagavci./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...