Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj nuk ka qenë e gatshme dhe as e interesuar për një bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Duke folur në Debat Plus, Nagavci tha se qëndrimi i LVV-së ndaj një koalicioni me PDK-në ka qenë i qartë, ndërsa shprehu shqetësimin se zhvillimet e fundit politike mund të ndikojnë në zvarritjen e procesit të krijimit të institucioneve të reja.
“Ne s’kemi qenë të gatshëm, të interesuar që të kemi bashkëqeverisje me PDK-në. Ndërkohë që uroj e shpresoj që zhvillimet aktuale të mos ndikojmë edhe me tutje në bllokimin e institucioneve”, ka thënë Nagavci.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...