Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për arritjet e deritanishme të kësaj ministrie.
Përmes një konferencë për media, Nagavci ka deklaruar se gjatë udhëheqjes së saj në këtë ministri, ka mundësuar ofrimin e librave shkollorë për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Nagavci po ashtu, ka folur edhe për ciklin parashkollor, duke i bërë thirrje komunave që të paraqiten për nevojat e ndërtimit të çerdheve.
Këtë thirrje e ka bërë si nismë e Ministrisë në kuadër të përmirësimit së infrastrukturës arsimore, shkruan Arbresh.info.
“Kemi nënshkruar javën e kaluar kontratën për ndërtimin e një çerdhes në Fushë Kosovë, presim javën e ardhshme të nisin punimet. Jemi në procedurë të nënshkrimit për ndërtimin e një çerdhe në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime”, ka thënë ajo.
Ministrja e Arsimit, përveç shtimit të asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta, ajo bëri të ditur se ka nënshkruan udhëzimin administrativ për shndërrimin klasave të bashkangjitura në dhoma burime për të gjithë këta nxënës.
“Përveç ndarjeve të buxhetit për punësimin e 400 asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta, me anë të udhëzimit administrativ plotësojmë infrastrukturën ligjore në mënyrë që të gjithë asistentët të kenë të qartë detyrat dhe kompetencat e tyre”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër