Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se për kapërcimin e situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe vullneti i partive të tjera parlamentare.
Nagavci ka thënë se kësaj partie i duhet vetëm edhe një votë që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit dhe kështu të konstituohet ky institucion.
“Aktualisht i kemi 57 vota dhe tri abstenime. Është një gjë që nevojitet, vetëm një mirëkuptim, konsensus, vullnet i partive të tjera parlamentare në mënyrë që të vazhdohet më tutje me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit “, tha Nagavci.
Deklaratat vijnë pas dështimit të katërt radhazi për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë