Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizituan sot shkollën fillore “Faik Konica” ku me nxënësit biseduan për kursimin e energjisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nagavci u shpreh se është e rëndësishme që nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike, përcjell arbresh.info/
Tutje ajo shtoi se kreativiteti i nxënësve në të ardhmen mund të sjell rezultate më të mëdha në inovacion.
Në fund Nagavci uroi që ky shembull i nxënësve të shkollës “Faik Konica” të ndikoj në të gjitha shkollat e Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkëbiseduam sot me nxënësit e shkollës “Faik Konica” për kursimin e energjisë elektrike.
I përgëzuam për fushatën e tyre për vetëdijësimin dhe kursimin e energjisë.
Është shumë e rëndësishme që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike, duke vetëdijësuar familjet dhe bashkëmoshatarët e tyre.
Kreativiteti i nxënësve në të ardhmen mund të sjellë rezultate edhe më të mëdha në inovacion.
Uroj që shembullin e këtyre nxënësve ta ndjekin të gjitha shkollat në Kosovë!
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës
Dialogu me Serbinë, Bislimi jep detaje për funksionalizimin ...
Vëllaznimi fiton çerekfinalen e dytë, por nuk ishte e mjaftu...