Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfituesve të mbështetjes financiare për studentet që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM).
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se në këtë thirrje kanë aplikuar 2761 studente vajza/gra ndërkaq, komisioni vlerësues ka konstatuar se 1882 prej tyre i kanë plotësuar kriteret sipas thirrjes publike. Të gjitha këto studente do të përfitojnë nga 1 mijë euro.
“Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre përveçse ndihmon në ngritjen akademike e profesionale të tyre, kontribuon edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të vendit. Andaj, si Ministri e Arsimit e si Qeveri po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme e shumë dimensionale për të gjithë studentët tanë”, ka shkruar Nagavci./Arbresh.info
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...