Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot qëndroi për vizitë ngushëlluese në familjen e haxhi Muharrem Gashit, i cili ndërroi jetë ditë më parë në Qabe, ku kishte shkuar për ta kryer haxhin.
Myftiu Tërnava tha se vdekjet e tilla si e haxhi Muharremit, janë për t’u lakmuar, andaj ne lusim Zotin e Madhëruar, që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij, t’ia ketë falur mëkatet, ta gradojë me Xhenet, si dhe ta ngjallë me pejgamberët, dëshmorët dhe njerëzit e mirë.
“Ne si besimtarë jemi të bindur në caktimin e Zotit për momentin e dorëzimit të shpirtit. Prandaj edhe ne, bashkë me ju familjarët, kemi ndier dhimbje e mërzi për vdekjen e familjarit tuaj” , tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se familjarët e të ndjerit e falënderuan Tërnavën për vizitën, si dhe gjithë udhëheqësit e haxhit, për kujdesin dhe trajtimin e veçantë që kanë pasur për babanë e tyre./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen