Sot për vizitë në Kosovë ka ardhur Imami i Qabes Abdullah Al Xhuhenij, Myftiu Naim ef. Tërnava bashkë me bashkëpunëtoret e tij e ka pritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ai do të qëndrojë në Kosovë nga e mërkura në të premten, ku nesër do ta falë namazin e jacisë në xhaminë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Të enjten do të jetë në Prizren, në xhaminë “Sinan Pasha”, ku do ta falë namazin e akshamit, ndërsa të premten do t’i prijë hutbesë së xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë. /arbresh.info/

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...