Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar sot lidhur me projektin për ndërtimin e Muzeut të Paqes në kryeqytet, për forcimin e kujtesës sonë kolektive për të kaluarën.
Rama në një postim në Facebook shkruan se atdhetari Xhim Xhema ka ofruar kontributin e tij për realizimin e “Muzeut të Paqes”.
“Takimin me atdhetarin Xhim Xhema është gjithmonë privilegj. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ndihmoi çështjen shqiptare duke u bërë një dritë shprese për ne në komunitetin ndërkombëtar.
Kontributi i tij vazhdon edhe sot, tani në ruajtjen e historisë tonë kolektive. Xhim Xhema ka ofruar kontributin e tij për realizimin e ‘Muzeut të Paqes’ në Prishtinë. Ky muze do të kontribuoj në forcimin e kujtesës sonë kolektive për të kaluarën tonë, për nderimin e kontribuuesit të çështjes sonë dhe do të shërbejë si themel për të edukuar brezat e ardhshëm mbi vlerat e paqes dhe demokracisë”, shkruan Rama.
Kryetari i Prishtinës tutje njofton se Xhim Xhema ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe, duke siguruar mbështetje financiare të plotë për dizajnimin dhe ndërtimin e muzeut.
“Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij për popullin shqiptar dhe për forcimin e imazhit të Prishtinës si një qytet që, përmes artit dhe arsimimit, promovon paqen dhe rëndësinë e bashkëpunimin ndërkombëtar.
Faleminderit, Z. Xhim Xhema, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Ky muze do të mbetet një testament i veprës suaj sublime për Kosovën dhe një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë”, shkruan ai./Arbresh.info
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova