Në muzeun e kombëtar të Kosovës, gjenden ekspozitat bazë, që prezantohen eksponante qysh para historisë, ku fillon periudha e neolitit e paleolitit, bronzit, hekurit dhe periudhën romake, e pastaj deri tek lufta e fundit, ku përfundohet edhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, në muze gjendet edhe dhoma e Hyjneshës në front, që i takon periudhës neolitit, 3500-4000 para erës së re, që është zbuluar në Prishtinë, që është gjetur tek ish-therrtorja e përpunimit të pambukut, në vitin 1951, e është njëra ndër eksponantet që është kthyer e vetmja prej Beogradit.
Ciceronia e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Mimoza Dragusha, në një intervistë për arbresh.info, ka treguar për të gjitha eksponantet që gjendet brenda hapsirë së Muzeut Kombëtar i Kosovës.
“E gjithë kjo pjesa që janë të vendosura Hynjeshat, që janë zbuluar pas Luftës së fundit, në fshatin Bardhosh, në vitin 2002, ku kanë filluar gërmimet e janë zbuluar shumë e shumë eksponante, e duke përfshirë të gjitha Hyjneshat, ku në mesin e tyre e kemi edhe Kentaurin, ku nga mitologjia greke prezantohet në gjysmën e pjesë së trupit në formë të njeriut e ne pjesën tjetër si gjysëm-kafshe”, ka thënë ajo për arbresh.info.
Ajo ka thënë se në muze gjenden edhe enë që janë përdorur për ushqim, enët që i kanë përdorur për dekore, si disa prej tyre me figura antropomorfe-zoomorfe, që kanë shërbyer si kapakë, pastaj enët binjake, furra të vogla në miniaturë.
“Në Muzeun Kombëtar, të pjesë së para historisë, periudhës së neolitit kanë qenë enë të ndryshme, pra ente që kanë përdorur për ushqim, enët që i kanë përdorur për dekore, si disa prej tyre me figura antropomorfe-zoomorfe, që kanë shërbyer si kapakë, pastaj enët binjake, furra të vogla në miniaturë”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, në muze gjendet edhe një kapak-maskë, që është zbuluar në Fafos të Mitrovicës, e këtë e kemi kopje, sepse origjinali gjendet në Beograd. E siç e dimë kanë qenë një ndër eksponantat më të bukura që janë marr atje dhe kemi bërë si replikë këtu që është një ndër eksponantet e bukura.
Tek një pjesë e muzeut, ndodhet edhe epoka e hekurit, ku janë të prezantuar stoli të ndryshme, që i kanë përdorur femrat gjatë asaj kohe, si rrathë të ndryshëm, varëse, fibula të ndryshme, e shumë gjëra që i kanë shërbyer femrave të asaj kohe.
Dragusha për arbresh.info, ka thënë se muze ndodhen edhe dy sarkofarkë (varre të lashta), që prezantohen nga plumbi dhe nga guri,
“Në muze ndodhen edhe dy sarkofarkë (varre të lashta), që prezantohen nga plumbi dhe nga guri, që njëri nga to është gjetur në Tërsnik në vitin 2015, e tjetri në Ulpianë, në vitin 2010, që kanë qenë të varrosura dy femra, e brenda tyre ka pasur edhe stoli, që janë të prezantuara edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës”, ka thënë ajo.
Muzeu po ashtu, ka edhe disa fibula të ndryshme, ku prezantohen disa lodra të fëmijëve, prezantohet edhe nëna Dardane, dhe disa stoli që kanë qenë brenda sarkofarkut të plumbit, pastaj pjesë të qelqit, që i kanë përdorur për aroma, dhe lotore të qelqit që ka qenë një ritual, që grave iu kanë vdekur burrat, i kanë mbushur me lotët e i kanë vendosur afër varreve.
Muzeu Kombëtar i Kosovës, ka posedon edhe disa lloje të armëve që i ka qysh nga koha e Perandorisë Osmane, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pastaj edhe nga Lufta e fundit, ku janë si uniformat e luftëtarëve, armët e ndryshme, e në mesin e tyre gjendet edhe motori i Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
Megjithëkëtë, muzeu është përkujdesur të ketë edhe ndihmesën që kanë bërë të tjerët për popullin e Kosovës, ku gjendet pjesa e amerikanëve, ku është edhe pjesa e batalionit të Atlantikut, ku është edhe uniforma Faruza Kallaba që ka qenë njëra ndër pilotet e para shqiptaro-amerikane që ka marr pjesë në bombardimet e NATO-s, pastaj gjendet uniforma e Veslik Larkut, edhe unifomra e William Volker që ka qenë pjesë e masakrës së madhe në Reçak.
Në muze prezantohet edhe kontributi i sekretares së shtetit amerikan, Medline Albright, që ka dhuruar disa rilikte (gjërat personale të saja).
Në muze ndodhet edhe pjesa që nuk duhet humbur që të vizitohet, pra përfundimi i gjithë rrugëtimit që prej para historisë e deri tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e aty është edhe deklarata e pavarësisë, e gjithë flamujt që janë aty janë nga shtete që e kanë pranuar shtetin e Kosovës, në mënyrë që të iu falënderohemi të gjitha shteteve që na kanë njohur si shtetin me të ri, që janë të vendosur në mënyrë kronologjike se si e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Një pllakë që është shpalosur qysh në kohën kur ka qenë presidentja Atifete Jahjaga, në vitin 2013, që ka ardhur në javën e tolerancës dhe paqes, ku është bërë një ceremoni dhe është sjell në Muzeun e Kosovës, i quajtur si Guri i Paqës./E.Ballazhi/Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën