Ragmi Mustafi, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Srgjan Milivojeviq i cili lidhi shqiptarët nga Tërnoci me dhunën e protestës studentore të 15 marsit që u mbajt në Serbi, duke thënë se është e papranueshme dhe kriminalizuese.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafi kundërshtoi pjesemarrjen e shqiptarëve në protestë, ndërsa për deklaratat e Milivojeviqit tha se janë vazhdim i narrativave të vjetër dhe të rrezikshme që ka kriminalizuar shqiptarët në Luginën e Preshevës e aq më keq që vijnë nga kreu i partisë opozitare.
Postimi i plotë:
Deklaratat e Srđan Milivojević të papranueshme dhe kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Tërnoci
Deklaratat e Kryetarit të Partisë Demokratike (DS) ,Srđan Milivojević, që lidhin shqiptarët nga Tërnoci me dhunën e protestës studentore të 15 marsit dhe i etiketojnë ata si “tregtarë droge” janë vazhdim i narrativave të vjetër dhe të rrezikshme që ka kriminalizuar shqiptarët në Luginën e Preshevës e aq më keq që vijnë nga kreu i partisë opozitare.
Ky është një shembull tipik i retorikës që ka ardhur nga Beogradi, ku çdo mundësi për të stigmatizuar shqiptarët si grup të rrezikshëm dhe të pandershëm është shfrytëzuar për të krijuar imazhe të rreme dhe të padrejta.
Ky lloj diskursi ka shumë ngjashmëri me periudhën e ish-Jugosllavisë, kur shqiptarët në Luginën e Preshevës, veçanërisht ata në Tërnoc, ishin etiketuar si “separatistë”, “komunistë” ose madje “turq”, vetëm për shkak të origjinës dhe kërkesave për të drejtat e tyre.
Çuditrishr Milivojević, si një krerët e opozitës në Serbi, duke përdorur gjuhë kriminalizuese dhe pa asnjë bazë të vërtetuar, po tenton të vazhdojë këtë linjë të errët, duke lidhur shqiptarët e Tërnocit me aktivitete të paligjshme dhe duke i bërë përgjegjës për veprime të individëve të caktuar.
Në vitet e pasluftës, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, retorika e tillë është përdorur për të demonizuar shqiptarët shpesh herë duke i cilësuar si “separatistë” ose “terrorist” dhe për t’i portretizuar si kërcënim për shtetin serb.
Këto akuza të pabaza kanë shërbyer për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere urrejtjeje dhe përçarjeje, duke krijuar një përfundim të rremë se shqiptarët janë një rrezik për rendin dhe sigurinë.
Deklarata e Milivojević është një tjetër përpjekje për të përdorur gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve dhe për të nxitur paragjykime të thella ndaj Tërnocit. Po ashtu, kjo gjuhë është një vazhdimësi e fushatave të tilla që kanë tentuar të lidhin shqiptarët me aktivitete kriminale, duke shpërndarë akuza pa asnjë provë dhe duke krijuar një perceptim të gabuar për një tërë grup etnik.
Në këtë kontekst, është e domosdoshme që të ndalet kjo valë e stigmatizimit dhe kriminalizimit të shqiptarëve të Luginës. Ata që përdorin këtë gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimit duhet të mbajnë përgjegjësi.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...