Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se liberalizimi i vizave është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009, teksa ka theksuar se Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur asnjë kriter për liberalizim.
Mustafa me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nga 95 kushtet që i kishte Kosova, 93 janë përmbushur në vitin 2016 dhe dy të fundit, formalisht në vitin 2018, përcjell Arbresh.info.
“Liberalizimi i vizave nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush. Është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012, kur iu prezantua Kosovës Udhërrëfyesi për liberalizim që përcaktonte një listë të gjerë kriteresh (kushteve, standardeve) pra reformash nga riintegrimi, ripranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, migracioni, azili, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e lëvizjes e deri te demarkacioni i kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar ai.
“Komisioni Evropian në Raportin e dt. 18 korrik 2018 kishte deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Në këtë raport shpjegohet po ashtu se Komisioni pas 4 raporteve të progresit, më 4 maj të vitit 2016 kishte dhënë propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Propozimi bazohej në mirëkuptim se në kohën kur ai miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe do të kishte forcuar historikun e saj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar më tej Mustafa.
Sipas tij, liberalizimi i vizave në vitin 2016 do të kishte domethënie tjetër politike, kurse përfitimet e shtetit dhe të qytetarëve do të ishin shumë të mëdha./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...