Mustafa uron për Pashkët

13:43 | 4 Prill 2015
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet Facebook-ut, ka uruar pjesëtarët e besimit katolik me rastin e Festës së Pashkëve, duke thënë se ‘në këtë ditë të shenjtë, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe e miqësi.’

Ja postimi i plotë i Mustafës:

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë që po punojnë bashkë me ne për të ardhmen e vendit tonë, Ju urojmë Gëzuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit!

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe e miqësi.

Pashkët, me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin e rrugës drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë.

Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur.

Ju uroj të gjithëve, Pashkë të mbushur me gëzim e jetë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve !

Miqësisht, Isa Mustafa”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme