Pas protestës së sotme të punëtorëve të Postës, është pikërisht Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Agron Mustafa ka shtruar pyetjen se vetëm pse Posta e Kosovës është në pronësi publike duhet të dëmtohet nga vetë një institucion tjetër po ashtu publik, i formuar nga vetë organet e Republikës?!
Mustafa ka theksuar se është tmerr dhe turp për Autoritetet e Konkurrencës duke treguar se ka më shumë se një vit që kanë ushtruar padi tek Autoriteti i Konkurrencës mbi monopolin e krijuar nga operatori tjetër mobil, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Vetëm pse Posta e Kosovës është në pronësi publike (100% në pronësi të Republikës) duhet të dëmtohet nga vetë një institucion tjetër po ashtu publik, i formuar nga vetë organet e Republikës?!
Tmerr dhe TURP për këtë Autoritet të Konkurencës!
Ka më shumë se një vit që kemi ushtru padi tek Autoriteti i Konkurencës mbi monopolin e krijuar nga operatori tjeter mobil në vend në lidhje me ekskluzivitetin paketës televizive “DigitAlb, dhe deri më sot as edhe një njoftim nuk kemi se deri ku ka ardhë shqyrtimi i padisë së bërë, që të mos përmendi fare për ndonjë vendim eventual nga ta!!!
A vetëm pse NE, Telekomi i Kosovës jemi në pronësi publike (100% në pronësi të Republikës) duhet të dëmtohemi në vazhdimësi nga neglizhenca dhe mos veprimi i Autoritetit të Konkurencës, që deri më sot nuk lodhet fare të shqyrtoj rastin sipas padisë sonë që kemi bërë?
Pa dyshim që kam filluar të bësoj se po të ishim korporatë private, Autoriteti i Konkurencës deri më tash do të binte vendimin në dobi të Telekomit! Ma lehtë do ta kishin dhe më të motivuar do të ishin 😉
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit