Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me anë të një postimi në facebook ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij se nuk hyjnë në koalicion me PDK-në.
Ai tutje e ka lënë të hapur mundësinë për koalicion me Vetëvendosjen, ku është shprehur se do të flasin pas certifikimit të rezultateve, transmeton lajmi.net
“LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së”, ka shkruar Mustafa në facebook.
“Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, shkroi kryeministri në detyrë i Kosovës.
Sot gjatë ditës, nënkryetari i LDK-së Haki Rugova kishte thënë se do të flasin me të gjitha partitë
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...