Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka përsëritur se komuna është e gatshme që të pranojë një numër të zhvendosurish nga Kumanova, duke shtuar se nga policia kufitare ka marrë premtimin se do të bashkëpunojnë me pushtetin lokal.
Të shtunën deri në orën 19, kaluan kufirin 700 persona të cilët janë vendosur tek familjarët e tyre në Presheve derisa të tjerët janë kthyer, deklaroi Mustafa, raporton KTV.
“Për ata që në Preshevë nuk kanë familjarë, shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës do ta përpilojë planin, kështu që të gjithë do të pranohen”, tha Mustafa. Sipas tij, kthimi i banorëve të zhvendosurve në ambientin e luftës është mëkat dhe krim.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend