Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar kongresmenin Randy Hultgren, në takim u diskutua për situatën aktuale në vend.
Kryetari Mustafa e njoftoi Hultgren për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit.
Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës. Kryetari Mustafa falënderoi Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtetndërtim.
Kongresmeni Hultgren shprehu vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve tona dhe përgëzoi rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...