Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim kongresmenin amerikan, Dana Rohrabacher, takim në të cilin e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Mustafa i njoftoi zyrtarët amerikanë për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e programit qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe agjendën integruese euroatlantike e reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Kosovën në të gjitha fushat.
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme për Kosovën.
Gjatë takimit, kongresmeni amerikan u interesua edhe për progresin në zhvillimin ekonomik, në fushën e energjetikës si dhe në shëndetësi.
Kryeministri dhe kongresmeni biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend