Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me delegacionin nga Rotary International, të udhëhequr nga kryetari i saj Gary C.K. Huang.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa pasi i njoftoi mysafirët me progresin që po arrihet në Kosovë, i falënderoi për përkrahjen që Rotary ka ofruar për Kosovën, në fusha të ndryshme.
Kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë që kanë për Kosovën projektet e Rotary, si ato në shëndetësi, në aspektet sociale si dhe në përkrahjen e ofruar për zjarrfikësit, si dhe fusha të tjera.
Kryetari i Rotary International, Gary C.K. Huang, e falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për pritjen, duke theksuar përkrahjen e mëtutjeshme të Rotary dhe vazhdimin e projekteve të ndryshme në Kosovë./Arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit